Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Projekti i parë i Mateo Dedës, djalit të aktorit të “Apartamentit 2XL”

Projekti i parë i Mateo Dedës, djalit të aktorit të “Apartamentit 2XL”
June 30
14:21 2016

Julian Deda është një ndër aktorët e humorit më të dashur për publikun. Pavarësisht angazhimeve në punë, atë e shohim shpesh në rrjetet sociale të postojë foto të momenteve që kalon me familjen, kryesisht me fëmijët e tij. Djali i Julit, Mateo, duket se ka trashëguar sensin e humorit të të atit. Edhe pse i vogël, Mateo ka realizuar emisionin e tij të parë në kushtet e shtëpisë  të titulluar “Kërcitës”.  Juli ka postuar në Instagram një video të të birit, ku ai shpjegon për të gjithë ndjekësit se si dëgjohet kërcitja e gishtave të dorës, këmbës dhe trupit me vetë Mateon si demonstrues. Kërcitja e një objekti në sfond e bën situatën të duket reale.

“Mirë se erdhët në emisionin “KËRCITËS”. Ky çuni im e gjeti formatin e ri. U lutem televizioneve që duan ta blejnë të më kontaktojnë në privat”, -ka qenë kjo “ deklarata” e Julit.

 

Komento