Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Programi i Klea Hutës në Top Channel, zbulohen suprizat dhe risitë

Programi i Klea Hutës në Top Channel, zbulohen suprizat dhe risitë
October 11
14:36 2018

Siç mund të keni parë edhe nga promoja së shpejti në Top Channel nis edhe programi më i ri i Klea Hutës i cili do të titullohet “Vip Club”.

Autori i programit Artan Korenica i ftuar në “Wake Up” së bashku me Klean u shpreh se ka ka 1 vit që ky program ka nisur përgatitjet. Kjo sepse ata kanë udhëtuar në shtete të ndryshme dhe kanë xhiruar nga përditshmëria e personazheve të njohur shqiptarë të cilë kanë hapur edhe dyert e shtëpisë së tyre  si Anxhela Martini e cila do të hapë edhe puntatën e parë të këtij programi, modelja Emina Cunmulaj, Afërdita Dreshaj etj.

Por Klea na ka zbuluar disi formatin e intervistës dhe të pyetjeve dhe tregoi se nuk është në qëlimin e saj që çdo pyetje të kthehet në lajm në Shqipëri. Ajo u shpreh se:

“Personazhet shfaqin anë të ndryshme të vetes përmes pyetjeve të drejtëpërdrejta që nuk  u lënë kohë të mendohen. Në këtë mënyrë shprehin ç’u vjen në moment. Nuk kemi menduar t’i vëmë në siklet. Nuk mund të shkosh mysafir në shtëpinë e dikujt dhe ta vësh në siklet. Ata duhet ta gjejnë veten aq komod , sa të tregohen të sinqertë. Nuk synojmë të bëjmë pyetje ngacmuese që të kthehen në lajm në Shqipëri” – ka përfunduar Klea.

Ndërkohë programi starton këtë të dielë në orën 17:00 në ekrain e Top Channel.

Komento
Shperndaje