Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Producentët e “Oscar” kërkojnë falje: “Ishte gabimi ynë! Dhamë zarfin e gabuar”

Producentët e “Oscar” kërkojnë falje: “Ishte gabimi ynë! Dhamë zarfin e gabuar”
February 27
16:17 2017

Këtë vit çmimet “Oscar” bënë jehonë në media për situatën e pazakontë gjatë dhënies së trofeut të “Best Picture”.

Deklarimi i Warren Beatty dhe Faye Dunaway se trofeu më i madh i mbrëmjes do të shkonte për “La La Land” u pasua nga ardhja në skenë e producentëve, të cilët ndaluan ceremoninë dhe ia dhanë trofeun “Moonlight”.

Pas kësaj, sytë e të gjithëve u drejtuan për nga ata që dhanë çmimin: Beatty e Dunaway.

Ditën e sotme, organizatorët e “Oscar”-it kanë dalë në deklaratë për shtyp, ku kanë kërkuar falje për ngatërresën në skenë.

“U kërkojmë ndjesë “Moonlight”, “La La Land”, Warren Beatty, Faye Dunaway dhe ndjekësve tanë për gabimin që u bë gjatë shpalljes së fituesit për Best Picture”, – deklaron Price Waterhouse Coopers. “Prezantuesve u është dhënë gabimisht zarfi i një kategorie të ndryshme dhe kur u zbulua, është korrigjuar menjëherë. Ndiejmë keqardhje për shqetësimin e shkaktuar”.

Shpresojmë që gjërat të jenë qetësuar në akademinë prestigjioze të filmave. /Blitz.al/

Shperndaje