Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Producentët e Disney-t tregojnë se “Frozen” kishte një tjetër histori dhe fund

Producentët e Disney-t tregojnë se “Frozen” kishte një tjetër histori dhe fund
March 30
13:24 2017

“Frozen” është një nga filmat më të ndjekur për fëmijë, megjithëse publiku nuk e di se fillimisht historia e dy motrave në mbretërinë që rrethohet nga akulli nuk është ajo që keni parë deri tani.

Producenti Peter Del Vecho ka treguar se fillimisht Elsa dhe Ana, dy personazhet kryesore, në skenarin origjinal nuk ishin motra dhe as princesha. Që në fillim Elsa ishte vetëshpallur mbretëresha e dëborës, ndërsa Ana ishte vajza heroinë që do të përballej me mbretëreshën e keqe dhe ushtarët e saj të ngrirë. Duket se një histori e tillë e ngjashme shumë me përrallat e Hans Christian Andersen nuk i ka pëlqyer producentit, i cili i kërkoi shkrimtares Jennifer Lee që ta rishkruante dhe të sillte një histori e cila do të ishte ndryshe nga ato që kishin dëgjuar deri tani.

“Në fund ushtarët e ngrirë të mbretëreshës do të përballeshin me heroinën e fshatit, Anën. Elsa është braktisur në altar ditën e dasmës dhe  ajo e ngrin zemrën e saj në mënyrë që të mos bjerë më në dashuri. Në fund ndodh një ortek masiv dhe Ana i mbush mendjen Elsës që të shpëtojë fshatarët dhe në këtë moment zemra e saj shkrin dhe ajo është e aftë të dashurojë sërish”,- shpjegon producenti.

Megjithatë, duket se historia që të gjithë kemi parë është akoma edhe më e bukur pasi duhet ta pranojmë se “Frozen” nuk është një film që është parë vetëm nga fëmijët, por edhe të rriturit./Blitz.al/

Shperndaje