Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Problemet me aknet, Kendall Jenner: “Unë duhet të vuaja, ndërkohë që motrat e mia kishin lëkurë perfekte”

Problemet me aknet, Kendall Jenner: “Unë duhet të vuaja, ndërkohë që motrat e mia kishin lëkurë perfekte”
January 10
11:27 2019

Kendall Jenner është një ndër personazhet publike që kanë folur hapur për pasiguritë që kanë, kryesisht me mënyrën se si duken. Problemet e saj me anket kanë nisur që në adoleshencë, dhe e shoqërojnë ende.

Në një intervistë për E!News, ajo ka treguar se gjithçka ka nisur në moshën 14 vjeçare dhe nuk kanë qenë të pakta herët që ajo përlotej për këtë gjë. Ndikim të madh ka pasur dhe fakti që e krahasonte veten me motrat e saj, që në atë kohë kishin një fytyrë të pastër dhe të mrekullueshme.

“Motrat e mia kishin lëkurë vërtet të bukur, dhe kjo ishte e vështirë për t’u parë nga një vajzë e re. Kur isha shumë e vogël, admiroja motrat e mia që ishin të bukura dhe kishin lëkurë të mrekullueshme. Mendoja: “Cfarë po më ndodh? Pse mua? Ju jeni të gjithë të mrekullueshëm dhe unë duhet të vuaj.”- u shpreh Kendall.

Por njëkohësisht, ishtë pikërisht familja që e ndihmoi ta kalonte këtë vështirësi duke i ndenjur gjithnjë në krahë. Ajo tregon se plot herë ato qanin bashkë me të, kur ndihej e shqetësuar për aknet. Modelingu e ndihmoi akoma më shumë, pavarësisht presionit të shtuar për t’u dukur gjithnjë në formë.

Kendall del në përfundimin se në fund të ditës, marrëdhëniet dhe njerëzit me të cilët rrethohemi janë ata që kanë rëndësi”
“Nëse nuk do të kisha njerëz të mirë rrotull, miqtë dhe familjen, nuk do të kisha vetëbesimin që të fshija gjërat e së shkuarës dhe t’i lija pas.”
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje