Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Problemet e Vukman dhe Big Bastës i zgjidh veç Kastro Zizo

Problemet e Vukman dhe Big Bastës i zgjidh veç Kastro Zizo
April 15
09:12 2017

Mbrëmjen e djeshme, Visjan Ukcenaj, i njohur ndryshe si Vukman, dhe Big Basta, kanë publikuar klipin e tyre më të ri me titull Kastro Zizo. Po Kastro ku hyn këtu?

Epo, tashmë kjo dilemë u zgjidh! Në një intervistë për “Thumb” në “ABC News”, Vukman ka treguar se ka bërë një pjesë të refrenit ku përmendte “Astrofizikën” dhe për këtë u frymëzua nga Kastro, i cili ka mbaruar këtë degë. Më pas së bashku me Big Bastën lindi ideja për t’i vendosur këngës titullin “Kastro Zizo”.

Jo vetëm kaq, pjesë e videoklipit të tyre është bërë edhe vetë Kastro në disa fragmente.

Dhe pasi të gjitha problemet e tyre i zgjidhi ai, siç edhe vetë çunat thonë në tekst, në fund të klipit  duket se janë sërish në “rrezik”. Vukman, Big Basta dhe aktori Eglein Laknori kanë improvizuar një skenë filmi “horror”.

“Kastro Zizo” është një këngë me nota humori dhe një ritëm të veçantë. Ajo ç’ka nuk mund të lihet pa u vënë re është edhe kimia që kanë Big-u dhe Vukman gjatë bashkëpunimit në klip.

Përveçse aktor, tashmë Visjani është edhe reper, kjo është kënga e parë dhe duket se deri tani ka pasur pëlqimin e madh të publikut.

Për më shumë detaje ndiqni klipin:


/Blitz.al/

Shperndaje