Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Probleme me drejtësinë për Cardi B, mbi reperen rëndojnë 14 akuza

Probleme me drejtësinë për Cardi B, mbi reperen rëndojnë 14 akuza
June 24
10:50 2019

Problemet me drejtësinë për Cardi B jo vetëm që nuk kanë përfunduar, por janë bërë edhe më serioze.

Sherri i famshëm vitin e kaluar në një club striptizmi, duket që do të ketë më shumë pasoja seç pritej për reperen.

  1. Kujtojmë që 1 vit më parë, Cardi sulmoi dy motra, Jade dhe Baddi Gi, të cilat ishin bariste në një club nate në Queens. Kamerat e sigurisë filmuan këngëtaren duke hedhur një kovë me akull drejt vajzave. Arsyeja e sulmit ishte pasi reperja dyshonte se njëra prej tyre kishte një lidhje me bashkëshortin e saj, Offset.

Cardi u arrestua fillimisht në tetor, por më pas u la e lirë.

Por, së fundmi kanë dalë në dritë detaje të reja, aspak në favor të artistes.

“TMZ” ka bërë me dije se mbi Cardi-n nuk rëndojnë vetëm akuzat e dy motrave por plot 14 të tilla, ku mes tyre edhe: “sulm me qëllim shkaktimin e plagëve të rënda”.

Vendimi i gjykatës për reperen pritet të jepet më 25 qershor, por duhet thënë se deri më tani asgjë nuk është në favor të saj./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje