Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pritja mbaroi… Era Istrefi publikon “Redrum”

Pritja mbaroi… Era Istrefi publikon “Redrum”
February 24
11:41 2017

Vetëm pak minuta më parë, Era Istrefi publikoi këngën e shumëpritur “Redrum”.

Pas suksesit të hitit “Bon Bon”, Era Istrefi nuk publikoi asnjë projekt muzikor, por pasi dëgjon “Redrum” mund të thuash se  pritja ia vlejti.

Në skenat e videoklipit të Erës mbizotëron e kuqja, e cila është edhe ngjyra e gjakut. Dhe jo më kot vetë titulli “Redrum” nënkupton fjalën “murder” (vrasje)”.

E sigurt që “Redrum” do të jetë hiti i radhës për Erën pas “Bon Bon”-it të famshëm. Këngëtarja, e cila ka nënshkruar një vit më parë kontratën me “Sony Music”, nuk gabon asnjëherë në këngët që zgjedh të publikojë. Kështu ka ndodhur që me hitin e saj të parë “Mani për money”, produksion i labelit Threedot’s, po ashtu edhe me hite si “E dehun”, “Njo si ty”, “Shum Pis”, “13”, etj./Blitz.al/

Shperndaje