Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pritëm gjatë, por “prurja e re” e Kledi Bahitit ia paska vlejtur!

December 06
21:13 2017

Shumë prej produkteve të tij muzikore janë kthyer në hite që madje, kanë mundur t’i rezistojnë kohës dhe për këtë mjafton një klikim në Youtube e do të shohim këngë si “S’je më” e Elhaida Danit apo “Asnjëherë” e Albërie Hadërgjonaj-t.

Edhe “prurja e re” e kompozitorit të njohur, Kledi Bahiti nga familja Threedots nuk ka zhgënjyer.

Bëhet fjalë për Klaensa, një emër i ri në tregun muzikor shqiptar, e cila sapo ka publikuar këngën e saj të parë, “Më mbaj”. Një këngë e filozofisë së “Ajo” të Brunos, Klaensa ka dhënë më të mirën e saj, duke tërhequr edhe komente pozitive në rrjet.

Epo, duket se është fillimi, prandaj bëni mirë ta ndiqni në rrjete sociale apo ta shënoni mirë këtë emër sepse do ta dëgjoni shumë shpejt (dhe shpesh). /Blitz.al/

Shperndaje