Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prit! Mos vallë Aurela Hoxha dhe Endrit Mërtiri nuk janë më miq bashkë e ne nuk dimë gjë?

Prit! Mos vallë Aurela Hoxha dhe Endrit Mërtiri nuk janë më miq bashkë e ne nuk dimë gjë?
January 10
22:47 2018

 

Ata të dy përfaqësonin një prej miqësivë më të njohura në showbizzin shqiptar dhe kjo falë edhe profesionit të tyre, e para modele e moderatore dhe i dyti, një prej fotografëve më të njohur në vend.

I kemi parë bashkë kudo, në evente, në festa, në emisione, në dalje publike… madje edhe në Kanë i kemi parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ama, duket se së fundmi, marrëdhënia e tyre është krisur dhe këtë e kemi kuptuar po nga rrjetet sociale.

Përveçse nuk kemi parë më asnjë postim me njëri tjetrin, ashtu siç jemi mësuar prej kohësh tashmë, Aurela nuk ka qenë prezente në ditëlindjen e fotografit shqiptar. Ose të paktën, nuk është shfaqur fare në rrjete sociale.

Çdo vit shihnim një dedikim të gjatë të Aurelës në Instagram, por këtë vit nuk pamë qoftë dhe postim të vetëm. Por të dy e ndjekin sërish njëri-tjetrin në platformat sociale.

Me siguri bëhet fjalë për një ngërç kalimtar siç kalon çdo miqësi e mirë! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje