Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prisni pak, ‘Poppa Bottle’ është këngë shqiptare? Toquel & Adriano sapo na sollën këtu pak Amerikë…

Prisni pak, ‘Poppa Bottle’ është këngë shqiptare? Toquel & Adriano sapo na sollën këtu pak Amerikë…
September 21
19:05 2017

Vetëm disa javë më parë ne të Blitz.al dëgjuam në Youtube këngën e re të titulluar ‘Lambo’ të një artisti po ashtu të ri në tregun muzikor, pikërisht një djalë që emrin e artit e ka vendosur Toquel. Prej këngës ‘Lambo’ dallonte se Toquel do ta vazhdonte këtë rrugë që kishte nisur sepse edhe ndjekësit e tij të parë po shtoheshin dita ditës.

Ja tek erdhi momenti që të flasim për një tjetër këngë të këtij artisti. Në fillim me të dëgjuar këngën ‘Poppa Bottle’ vështirë të identifikosh faktin se në fakt kjo është një këngë shqip si në tekst, muzik ashtu edhe në realizimin e klipit. Toquel dhe këngëtari tjetër i quajtur Adriano kanë ardhur në këtë projekt muzikor mjaft stil dhe krejt ndryshe nga sa jemi mësuar vërdallë që në shumicën e rasteve këngëtarët shqiptarë tentojnë rrjet ndonjë kënge ritmike me nuanca pop-folk ose house.

‘Poppa Bottle’ duket në fakt si një këngë tipike amerikane pak hip-hop, pak ‘reggae’ por që në fakt bashkohen shumë mirë. Me siguri Toquel do ta ketë menduar këngën e radhës sepse dalëngadalë po futet mirë në tregun muzikor shqiptar i cili vështirë për tu depërtuar lehtësisht nga një konkurrencë e madhe që ekziston mes artistësh të vjetër e të rinj. /Blitz.al/

Shperndaje