Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prisni pak: Era Istrefi nuk do të performojë sot në hapjen e Kampionatit Botëror të Futbollit?

Prisni pak: Era Istrefi nuk do të performojë sot në hapjen e Kampionatit Botëror të Futbollit?
June 14
12:20 2018

Siç dhe është bërë me dije, sot nis zyrtarisht Kampionati Botëror i Futbollit në Rusi dhe siç e do zakoni, në hapje të tij duhet të performohet live edhe himni i këtij sezoni.

Është pikërisht “Live it up” nga Nicky Jam, Will Smith dhe këngëtarja jonë Era Istrefi, kënga e cila përgjatë gjithë këtij muaji do të dëgjohet më shumë se çdo prodhim tjetër muzikor.

Por nëse po prisni që Nicky, Will dhe Era të performojnë sonte live në orën 17:00 ka mundësi që kjo të mos ndodhë. Sipas disa “thashethemeve” që po bëhen në portalet ruse, po thuhet se në fakt hapjen e sezonit do ta bëjnë pikërisht Robbie Williams dhe soprano e njohur ruse Aida Garifullina.

Nga ana tjetër edhe Era Istrefi, nëse shihni profilin e saj në Instagram përpara disa orësh ka qenë në Xhamajka për xhirimet e klipit të saj të ri.

A do jetë e mundur që ajo të mbërrijë në Rusi për hapjen e madhe? Ende nuk dimë, ndaj bëjmë mirë që ta kemi televizorin ndezur në orën 17:00 sepse ndonjë surprizë e këndshme edhe mund të bëhet. /Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje