Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prisni! Lufta s’paska mbaruar: Dj Blunt “shënjestron” sërish Ledrin!

Prisni! Lufta s’paska mbaruar: Dj Blunt “shënjestron” sërish Ledrin!
March 14
16:30 2018

 

Pak javë më parë u bëmë dëshmitarë të një konflikti mes Dj Blunt & Real One me labelin RedBox, konflikt i cili do të kishte përfunduar me pasoja po të mos qe për policinë.

Javën e kaluar, Faton Shoshi, menaxheri i Ledrit shpërndau një video ku ishte bashkë me dy reperat, të cilët flisnin me konsiderata për Shoshin, edhe pse në videot e postuara nga vetë ato përdornin fjalor banal.

Kur menduam se “lufta” kishte përfunduar, Blunt postoi një video në Instagramin e tij, që më pas u fshi, kur fliste për deklaratat e Ledrit të dhëna në intervistat e fundit për televizionet shqiptare.

“Oj çika ime, më treguan fanset e tua, 10 vjeçare që kishe shkuar në Klan duke qarë”, – shprehet Blunt. “Jo, seriozisht pse u bëmë kështu? Pse u ktheve prap në këtë temë? Ne ta kemi dhënë mendimin që kemi për ty. Dhe të gjithë që na njohin e dinë që kemi të drejtë. E pamë që na dhe respektin për çfarë kemi bërë, por ne po bëjmë akoma e do të jemi njëshat e kësaj punë”.

Pra, kthehuni “në bazë” sepse kjo nuk paska përfunduar akoma… /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje