Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prisni… Era Istrefi do të ketë tashmë një këngë njësoj si Sia dhe Britney Spears?

Prisni… Era Istrefi do të ketë tashmë një këngë njësoj si Sia dhe Britney Spears?
August 21
10:03 2017

Të gjithë e dimë tashmë se ishte kënga “Bonbon” që i bëri të gjitha mediat e huaja ta cilësonin Era Istrefin me një Rihanna të dytë ose si vajza e këngëtares nga Barbadosi me Sia-n.

Kritikët janë shprehur se zëri i Erës ka një ngjyrë shumë të ngjashme me atë të Sia-s, saqë kur e dëgjon pa e parë të jep idenë e këngëtares australiane.

E duket se ka ardhur koha të konfuzohemi sërish!

Këngëtarja shqiptare ka postuar në Instagram një foto krah Jesse Saint John, i cili është tekstshkrues i Sia-s, Britney Spears, Charli XCX, Empire, Diplo e shumë të tjerë. E duke marrë shkas nga kjo, kemi përshtypjen se projekti i radhës i Erës do të ketë një tekst aq goditës sa zor se do ta marrim veten shpejt.

Por për këtë le të presim 25 gushtin, kur Era pritet të publikojë këngën e saj më të re. /Blitz.al/

 

Shperndaje