Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prindërit e rinj do ta kuptojnë “zënkën” e Besit dhe Xhensilës për Ajkën

Prindërit e rinj do ta kuptojnë “zënkën” e Besit dhe Xhensilës për Ajkën
June 19
10:47 2019

Gati një vit më parë, Bes Kallaku dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj, u bënë për herë të parë prindër të një vajze, të cilën e quajtën Ajka.

Që në atë kohë vajza ka qenë qendra e jetës së tyre, me Xhensilën që për një kohë mori një pushim nga muzika për të qëndruar pranë saj, për tu rikthyer më pas në pranverën e 2019-ës dhe me Besin që në çdo intervistë, kur pyetet për pasurinë, thotë se që kur ka lindur Ajka është “njeriu më i pasur në botë”.

via GIPHY

 

Por sigurisht si prindër të rinj, ata kanë dhe zënkat e tyre të vogla për vajzën, sidomos për problemin legjendar: “Pse e zgjove nga gjumi”? Dhe së fundmi, ata e kanë ‘transferuar” debatin e tyre në Instagram, pikërisht në foton e fundit që Xhensila ka postuar.

Ai momenti kur vajza është në gjumë dhe Besi rrëzon gjysmën e tenxhereve në kuzhinë”- shkruan Xhensila bashkangjitur me këtë foto dhe tani e kuptojmë me çfarë vështrimi përballet Besi në këtë situatë.

Megjithatë aktori i humorit i është përgjigjur bashkëshortes së tij me këtë koment: “Po pra po! Kur e zgjoj unë thuhet ‘pse e zgjove’. Kur e zgjon ti vetë, thua ‘Kishte orarin për ta zgjuar ajo tani’!

Epo Bes, mund të përpiqesh sa të duash, debatin do ta fitojë gjithnjë gruaja. /Blitz.al/

via GIPHY

 

Komento
Shperndaje