Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prindër për herë të parë, bashkëshortja e Gaz Pajës shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Prindër për herë të parë, bashkëshortja e Gaz Pajës shfaqet me barkun e rrumbullakosur
August 25
14:49 2019

Sikurse është përfolur edhe më parë në media, së shpejti, aktori i njohur i humorit, Gaz Paja dhe partnerja e tij, Ira Seferi, do të bëhen prindër për herë të parë.

Megjithëse u munduan ta mbajnë të fshehtë shtatzëninë, burime pranë çiftit  zbuluan lajmin e ëmbël dhe kaq mjaftoi që lajmi të përhapej menjëherë derisa vetë Ira e konfirmoi në llogarinë e saj në Instagram.

Së fundmi “Tirana Post” ka publikuar foton e parë të bashkëshortes së Gazit me barkun e rrumbullakosur.

Ajo shfaqet krah aktorit teksa drekojnë me miqte e tyre në Dhërmi, ku edhe po kalojnë disa ditë pushime.

Fustani i bardhë i tregon më së miri barkun, ku dukshem Ira duket ne muajt e fundit të shtatzanisë, ndërkohë që ende nuk dihet se cila është gjinia e bebit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje