Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Princi William zbulon sekretin se si vendos në gjumë beben George

Princi William zbulon sekretin se si vendos në gjumë beben George
May 22
12:43 2016

Princi William ka treguar edhe një herë sesa mirë i ka mësuar rregullat e prindërimit duke zbuluar në një event bamirësie sekretin se si bën të mundur që djali i tij, George, të flejë.

Princi William ka theksuar gjithashtu se kur ai vetë ka qenë një fëmijë i vogël, kurrë nuk ka mundur të flejë i qetë pa marifetin e “rrjedhjes së rubinetit”, që ka vendosur ta kthejë në traditë.

“Rrjedhja e rubinetit” nuk është gjë tjetër veçse një terapi për bebet e vogla. Në momentin që ato shtrihen për të fjetur mjafton një rubinet i hapur dhe muzikaliteti që përcjellin pikat e ujit kur bien mbi lavaman krijojnë një efekt qetësues te fëmijët.

Princi gjithashtu ka thënë se familja mbretërore, në bashkëpunim me organizatën e bamirësisë “Best Beginnings”, është duke krijuar një aplikacion në celular që riprodhon pikërisht muzikën e pikave të ujit kur rrjedhin nga rubineti, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë prindërve që kanë vështirësi për të vënë në gjumë bebet e vogla.

Komento
Shperndaje