Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Princi Herry në Nepal: Mirë që kam veshur çorapet e duhura!

Princi Herry në Nepal: Mirë që kam veshur çorapet e duhura!
March 21
13:19 2016

prince-harry-nepal_3597889b

Princi Herry mbërriti në Nepal, ku u prit me një ceremoni tradicionale VIP. Pesë virgjëresha i dhuruan lule, që simbolizojnë fat dhe pastërti.  Vizita e tij nisi duke parë  sheshin – trashëgimi botërore e UNESKO-s. Nga aty, ai hyri brenda Pallatit Mbretëror, i rrethuar me tempuj të cilët po restaurohen në mënyrë të vazhdueshme, të financuar kryesisht nga ambasada britanike. Gjithashtu ai vizitoi një nga vendet e shenjta, Katamundu-në, ku ndezi një qiri në statujën e Budës  për të respektuar traditën.  Duke mbajtur kurorën dhe shallin e së njëjtës ngjyrë, ai pohoi: “Portokallia është ngjyra e ditës”. Në katin e parë të një oborri ishte një çezmë me zbukurime e ndërtuar në vitin 1671. Edhe pse nuk ishte në itinerarin e tij zyrtar,  në shenjë respekti , ai hoqi këpucët duke bërë shaka: “Të paktën kam veshur çorapet e duhura”. Bë fundmi, princi takoi presidentin e Nepalit. Kur ky i fundit e pyeti për përshtypjet, ai u përgjigj: “Një fluturim i gjatë, por që ia vlejti”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje