Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Princi Harry kryen testin e HIV-it “live”, ja çfarë ndodhi më pas…

Princi Harry kryen testin e HIV-it “live”, ja çfarë ndodhi më pas…
July 28
14:40 2016

Një skemë e re e krijuar nga fondacioni i bamirësisë që mban vulën e princit Harry mund të ndihmojë në kapjen e virusit të HIV-it përpara se ai të bëhet problematik dhe që mund të kurohet sa më shpejt. Fondacioni ka menduar të sponsorizojë një grup mjekësh të rinj, të cilët do të kryejnë teste për të kapur HIV-in në shtëpitë e njerëzve dhe këta të fundit nuk do të paguajnë asgjë për këtë shërbim.

Princi Harry ka thënë se ka një ngërç për sa u përket testeve të HIV-it sepse njerëzit nuk janë të prirur ta marrin seriozisht këtë fakt dhe e neglizhojnë. Testet që bëhen në vit në qendra spitalore në të gjithë botën janë shumë pak krahasuar me të prekurit nga HIV-i. Për  të ndihmuar sadopak ai ka menduar të kryejë i pari testin duke u transmetuar “live” nga një video në Facebook. Testi i Harry-t ka dalë negativ dhe ai ka ndarë me ndjekësit të gjithë procesin.

Lajmi i mirë ka ardhur më pas sepse ndjekësit, pasi kanë parë videon e Harry-t, kanë telefonuar në numrin e posaçëm për të kërkuar edhe ata këtë test. Vetëm ditën e djeshme pas videos, 5000 teste janë bërë në të gjithë Britaninë e Madhe. /Blitz.al/

Shperndaje