Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Princi Harry i habit të gjithë, bëhet pjesë e bandës së rrokut!

June 29
10:37 2016

Princi Harry i është bashkuar grupit të rrokut Coldplay mbrëmjen e djeshme dhe menjëherë ka thënë: “Ju e dogjët skenën!”

Koncerti po mbahej për të mbledhur fonde nga të pranishmit e më pas këto para do të dërgohen për bamirësi. Shoqata e bamirësisë “Sentebale” është nën drejtimin e Princit Harry prej kohësh, ndaj dhe ai ka vendosur të jetë personalisht prezent në këtë event.

Princi Harry jo vetëm që ka marrë mikrofonin për të falënderuar të pranishmit, të cilët qëndruan deri në fund edhe pse kishte nisur shiu, por vendosi të këndojë edhe një pjesë të një prej këngëve hit të Coldplay, “Up&Up”, në duet me solistin e grupit, Chris Martin.

Pas performancës ai nuk harroi të kujtojë edhe një herë të gjithë pjesëmarrësit se duhet të japin donacione sepse të gjitha do të dërgohen për të prekurit me HIV në Afrikë dhe Britani, pasi kjo sëmundje është kthyer në vrasësen kryesore të adoleshentëve.

Performanca dhe fjalimi i Princit Harry  janë pritur shumë mirë nga publiku, i cili ka duartrokitur jo vetëm për koncertin që ai vetë kishte realizuar por edhe për sportivitetin për të qenë më pranë tyre.

Komento
Shperndaje