Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Princi Harry e ndalon Meghan-in të vishet me kostum: Po i thonë të mos vishet më si yll Hollywood-i

Princi Harry e ndalon Meghan-in të vishet me kostum: Po i thonë të mos vishet më si yll Hollywood-i
July 26
14:10 2018

Tashmë që Meghan Markle është bërë pjesë e familjes mbretërore shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj, e një prej tyre është edhe mënyra e të veshurit. Dukshëm bie në sy që Dukesha e Sussex-it ka hequr nga garderoba e saj e dikurshme çdo gjë për t’i zëvendësuar me veshje që i përshtaten statusit të saj të ri.


Thuhet se Princi Harry ia ka “ndaluar” gruas së tij të vishet me kostum. Ata do të zhv illojnë një tur mbretëror në Australi dhe thuhet se Harry i ka thënë Meghan-it se nuk mund të vishet me kostum. Sipas Daily Mail Meghan donte një kostum të Stella Mc Cartney si një veshje për një mbrëmje zyrtare të “Down Under” por duket se Harry-t nuk i ka pëlqyer duke i kërkuar bashkëshortes së tij që të mos e veshë.
Arsyetimi mund të ketë të bëjë me faktin se mbretëresha preferon fundin sesa pantallonat në përgjithësi.
“Meghan-it po i thuhet se ajo duhet të ndalojë së veshuri si një yll Hollywood-i dhe të fillojë të vishet si një anëtare e familjes mbretërore.”, thotë një burim për Daily Mail.Meghan donte të vishë një kostum të “tuxedo” , por Harry tha se nuk ishte tradicionalisht i mjaftueshëm.”
Edhe pse fundet janë më tepër të përdorshëm në familjen mbretërore le të kujtojmë se edhe Princeshë Diana, mamaja e Harry-t vishte shpesh pantallona dhe kostume vite më parë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje