Blitz

 Breaking News

Princi Harry dhe Meghan Markle humbasin titujt e tyre mbretërorë!

Princi Harry dhe Meghan Markle humbasin titujt e tyre mbretërorë!
January 19
10:13 2020

Mos duhet të themi Harry dhe Meghan Markle tani apo si funksionin?

Për t’u kthyer tek lajmi, në një deklaratë zyrtare të Buckingham Palace, bëhet me dije se Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, kanë humbur titujt e tyre mbretëror por jo vetëm kaq. Ata nuk do të marrin më as fonde publike për detyrat mbretërore, përderisa kanë vendosur të tërhiqen si anëtarë kryesorë të monarkisë.

Duka dhe Dukesha e Sussex synojnë gjithsesi që të paguajnë paratë për rinovimin e Frogmore Cottage, e cila do të mbetet shtëpia e tyre për kohën që do të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në deklaratë thuhet:

Duka dhe Dukesha e Sussex janë mirënjohës ndaj Madhërisë së saj dhe familjes Mbretërore për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndërsa ata fillojnë në kapitullin tjetër të jetës së tyre.

Siç u ra dakord në këtë marrëveshje të re, ata e kuptojnë se u kërkohet të tërhiqen nga detyrat Mbretërore, përfshirë emërimet zyrtare ushtarake. Ata nuk do të marrin më fonde publike për detyrat mbretërore.

Me bekimin e Mbretëreshës, Dukët e Sussex do të vazhdojnë të ruajnë nismat dhe shoqatat e tyre private. E ndërsa nuk mund të përfaqësojnë më zyrtarisht Mbretëreshën në takimet zyrtare, Sussexes kanë bërë të qartë se në gjithçka që do të bëjnë, do të vazhdojnë të mbështesin vlerat e Madhërisë së saj.

Dukët nuk do të përdorin më titujt e tyre të HRH(her/his royal Highness, pra Lartësia i tij/i saj) pasi ato nuk janë më anëtare primarë të familjes Mbretërore.

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë ndarë dëshirën e tyre për të shlyer shpenzimet e grantit sovran për rinovimin e Frogmore Cottage, i cili do të mbetet shtëpia e tyre e familjes në Mbretërinë e Bashkuar.”

Pra me pak fjalë ajo që do të shohim në muajt në vazhdim do të jetë as më shumë e as më pak se përpjekja e një të riu që shkëputet nga familja dhe të ardhurat e saj, në versionin mbretëror. /Blitz.al/

Share