Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Princi dhe princesha e “Big Brother” nuk meritonin daljen”- Olti Curri flet për Xhenin dhe Benardin

“Princi dhe princesha e “Big Brother” nuk meritonin daljen”- Olti Curri flet për Xhenin dhe Benardin
May 07
12:49 2017

Dalja nga shtëpia e “Big Brother” mbrëmjen e djeshme ka sjellë reagimin e fortë të mijëra fansave që i ndiqnin me kërshëri për historinë e tyre të dashurisë, që mbante para ekranit të rinjtë dhe te rejat shqiptare.

Për këtë dalje ka komentuar edhe opinionisti i “Fan Club”, Olti Curri, që i ka cilësuar si princi dhe princesha e “Big Brother”, që sipas tij nuk e meritonin daljen nga shtëpia.

“Nuk e pranoj aspak që Xheni dhe Benardi të dilnin nga shtëpia. Ishin çift shumë i dashur nga publiku, të dashuruar tmerrësisht shumë. Ishin princi dhe princesha e “Big Brother”-it. Ata sapo filluan historinë e tyre dhe duhej të qëndronin ende. Më kanë dërguar adoleshentët foto duke qarë se pse ata dolën. Jo se ata kishin mesazhe apo artikulim të jashtëzakonshëm. Por ndonjëherë vlen historia dhe ata e përçuan atë më së miri. Votimi i publikut është i padiskutueshëm, por atyre që votuan për të nxjerrë jashtë Xhenin dhe Benardin u them: Ju thaftë dora!” – tha Olti Curri gjatë emisionit.  /Blitz.al/

Shperndaje