Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Princesha Kate nuk do të marrë pjesë në dasmën e motrës së saj. Arsyeja është e pazakontë!

Princesha Kate nuk do të marrë pjesë në dasmën e motrës së saj. Arsyeja është e pazakontë!
July 20
10:54 2016

Bëri jo pak bujë lajmi se motra e princeshës Kate, Pippa Middleton, do të martohet me James Mattews. Gjithashtu u tha se Kate do të ishte me patjetër shoqëruesja e nderit në këtë ceremoni. Por përpara se mediat të shkruajnë vazhdimisht mbi këtë fakt duket se një lajm paksa i çuditshëm vjen nga oborri mbretëror: Princesha Kate nuk do të marrë pjesë në dasmën e Pippa-s!

Me shumë mundësi ju mendoni se kjo është për ndonjë arsye protokollare apo sepse Kate duhet të shkojë diku tjetër. Mirëpo nuk është asnjë nga këto arsye pasi vetë Kate ka thënë se do të linte gjithçka për të motrën me të cilën ajo ndan një marrëdhënie shumë të mirë. Princesha mund të mos marrë pjesë në ceremoni pasi nuk ka dëshirë që në ditën më të bukur të motrës së saj ajo të marrë vëmendjen e të gjithëve vetëm prej statusit të saj.

Në fakt, mund të mendohet që fokusi kryesor në dasmën e Pippa-s do të jetë princesha Kate, çfarë do të veshë, si do të sillet dhe të tjera detaje si këto.

Mbetet vetëm të presim reagimin e nuses Pippa për këtë lajm, pasi me siguri ajo do të donte ta kishte motrën afër në ditën më të rëndësishme të saj.

Shperndaje