Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Prince” çon në gjyq Jay Z

“Prince” çon në gjyq Jay Z
November 16
17:47 2016

Edhe pse një artist ndahet nga jeta, ai lë pas një numër të pafundmë këngësh dhe projektesh muzikore të papublikuara, të cilat mbesin në arkivat dhe pronësinë e label-it apo personit të ngarkuar nga vetë artisti ndërsa ishte gjallë.

Pas vdekjes së Prince, Jay Z ofroi 40 milionë $ për të transmetuar të gjitha këngët e artistit në Tidal, por marrëveshja u kundërshtua nga trashëgimtarët e këngëtarit të ndjerë. Ditën e sotme, ata i  janë drejtuar gjykatës me një padi për “Roc Nation”, kompania e Jay Z, me arsyen se reperi dhe kompania e tij kanë transmetuar të gjithë katalogun e muzikës së Prince pas vdekjes së tij, edhe pse Prince kishte autorizuar Jay Z të transmetonte albumin e fundit. Sipas trashëgimtarëve, Tidal nuk duhej të transmetonte të gjithë katalogun.

Edhe pse shifra e dëmit të llogaritur  nuk është bërë akoma e ditur, besojmë se duhet të jetë mjaft e lartë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje