Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Princ Harry më i dashuruar se kurrë. Mos u habisni nëse dëgjoni se do të ketë dasmë!

Princ Harry më i dashuruar se kurrë. Mos u habisni nëse dëgjoni se do të ketë dasmë!
January 12
12:44 2017

Princi Harry dhe Meghan Markle janë përpjekur ta mbajnë sa më larg mediave marrëdhënien e tyre dhe miq të afërt tregojnë se ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që të gjithë flasin për romancën e tyre, fansat ende nuk mund të shohin ende një foto të tyren bashkë.

“Harry është shumë i dashuruar dhe lidhja është serioze”,- është shprehur një burim. Sipas miqve pranë çiftit nuk do të ishte çudi nëse gjatë këtij viti do ketë ndonjë martesë.  Thuhet se ata e kanë nisur vitin 2017 bashkë dhe kanë shkuar të pushojnë në Norvegji për të shijuar disa ditë pushimi në shoqërinë e njëri-tjetrit.  Burime thonë se ata kanë shijuar borën e Norvegjisë dhe kanë kaluar shumë bukur. Vitin e ri e kanë pritur në Londër.

“Harry e ka marrë shumë seriozisht lidhjen me Meghan, më shumë se ç’mund të ketë menduar më parë me ndonjë femër”,- ka shtuar burimi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje