Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Princ Harry: Mbretëreshën e shoh si shefe, jo si gjyshen time!

Princ Harry: Mbretëreshën e shoh si shefe, jo si gjyshen time!
April 13
10:53 2016

Besoj e keni vënë re se gjyshja e Princ Harry-t nuk është nga ato gjyshet e zakonshme që u pëlqejnë të pinë çaj dhe veshin kapele të bukura për të ngjarë pak më të reja. Në fakt, edhe gjyshja e Harry-t është pak kështu, por me një dallim: Ajo është mbretëresha e Anglisë, fakt që Harry e di mjaft mirë.

“E kam të pamundur ta shoh atë si gjyshe më shumë sesa si mbretëreshë”, – ka thënë Princ Harry në një dokumentar të titulluar “Elizabeta në të nëntëdhjetat, krenari e familjes”.

“Zakonisht ndodh të kesh një respekt të madh për shefin/en kur je në një pozicion pune të caktuar, kështu kam bërë edhe unë, ajo është shefja ime dhe unë e shoh si të tillë. Por ka edhe raste të veçanta kur më ndodh ta shikoj si gjyshen time…”, – ka vazhduar Harry.

Mbretëresha është një gjyshe tipike me atë dëshirën për çaj dhe kapele me lule, por ajo kurora ndryshon gjithçka!

 

Etiketimet
Shperndaje