Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prima balerina Enada Hoxha trashëgon postin e profesorit Agron Aliaj

Prima balerina Enada Hoxha trashëgon postin e profesorit Agron Aliaj
November 06
18:08 2016

Prima balerina e njohur Enada Hoxha së fundmi është emëruar drejtoreshë e trupës së baletit në Teatrin e Operës dhe Baletit.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo ka treguar se kur i është dhënë ky post është ndier shumë emocionuar.

Enada është trashëgimtare artistike e balet maestros Agron Aliaj, sepse pas vdekjes së tij mban vendin e drejtueses të trupës së baletit.

Për rreth 21 vjet, Enada ka qenë nxënëse e Agron Aliajt dhe balerina ka treguar se profesori ka qenë një njeri shumë i veçantë për të. Përveç punës ai i ka dhënë mjaft këshilla të vlefshme, të cilat e kanë ndihmuar Enadën të ecë përpara.

Tani ajo nuk është vetëm prima balerina, siç ka qenë për 20 vjet në Teatrin e Operës dhe Baletit, por ka edhe një post shumë të rëndësishëm. Sipas saj, me këtë i janë shpërblyer të gjitha vitet e punës dhe sakrificës.

Përveç emocioneve të shumta, Enada Hoxha ka thënë: “Të drejtosh trupën e baletit nuk është e thjeshtë, por të gjithë i kam kolegë të vjetër dhe kemi një marrëdhënie të mirë. Tani kam një tjetër përgjegjësi dhe po tregohem shumë e kujdesshme kundrejt saj”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje