Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prezantuesi shqiptar ngatërron ministrin Tahiri me ministren Kodheli

Prezantuesi shqiptar ngatërron ministrin Tahiri me ministren Kodheli
November 26
12:55 2016

Shpesh herë ndodh që një prezantues mund të harrojë titullin që mban një ministër dhe t’i drejtohet thjesht në mbiemër për të dalë nga situata, por ky nuk është rasti i prezantuesit të In Tv, Albi Sakaj.

Gjatë një interviste me reperin e njohur 2Po2 në një “club” të Tiranës, prezantuesi nuk ka lënë pa prekur edhe deklaratën e ministrit Tahiri lidhur me armët në videoklipet e artistëve tanë. Ai e ka pyetur reperin duke thënë: “Besnik, nuk e di nëse ti e ke dëgjuar deklaratën e ministrit tonë të Mbrojtjes, Saimir Tahiri, i cili tha….”.

Këtu kuptuam se Albi e di që Tahiri është ministër, por ama jo i Mbrojtjes. Ministre e Mbrojtjes është Mimi Kodheli, kurse Saimir Tahiri është ministër i Brendshëm.

Epo, rëndësi ka që moderatori di deklaratën e Tahirit… /Blitz.al/

Llafe #2020 #2po2

A video posted by 2po2 (@besnik2po2) on

Komento
Shperndaje