Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti i 44-t i SHBA-së mbush sot 55 vjet. Mësoni disa nga momentet më gazmore të kësaj presidence

August 04
18:45 2016

 

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, do të jetë një nga presidentët më të njohur të shtetit jo vetëm për shkak të politikave të ndjekura, por edhe për sjelljen e tij shumë “cool”, paçka se është kryetari i shtetit më të fuqishëm në planet.

Ai është bërë këngëtar, është bërë aktor, është përlotur me dhjetëra herë në sallën e konferencave të Shtëpisë së Bardhë, e ka bërë zyrën ovale “kënd lojërash” për fëmijë dhe, për të mos harruar, foto e tij shumë gazmore.

Sot ai feston 55-vjetorin, duke mbajtur postin e presidentit të 44-t të SHBA-së. Fatkeqësisht duhet të pranojmë se ky përvjetor do të jetë i fundit që do të festohet në Shtëpinë e Bardhë, pasi në nëntor ai duhet t’ia lirojë vendin Hillary Clinton ose Donald Trump.

Për të festuar ashtu siç duhet ditëlindjen e presidentit Obama, në galerinë e mësipërme do t’ju tregojmë disa nga momentet më gazmore gjatë gjithë 8-vjeçarit që ai ka mbajtur postin tullin e presidentit të SHBA-së.

Shperndaje