Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Premtoi se do të kandidonte për president të Shteteve të Bashkuara, tërhiqet aktori i famshëm i Hollywood-it!

Premtoi se do të kandidonte për president të Shteteve të Bashkuara, tërhiqet aktori i famshëm i Hollywood-it!
July 12
13:45 2018

Në vitin 2016, aktori i famshëm hollyëoodian, Dwayne “The Rock” Johnson i emocionoi të gjithë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur premtoi se do të garonte për president të SHBA-ve në vitin 2020.

Në një intervistë, aktori tha në një intervistë për Yahoo se do të kandidonte për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

“Sigurisht, jam shumë patriot dhe e dua shumë vendin tim. Prandaj, mund të jem një lider me më shumë influencë, impakt dhe ta rrethoj veten me njerëz të mirë”, – u shpreh në fillim The Rock.

Ama, tani gjërat kanë ndryshuar.

“Fatkeqësisht, nuk e shoh të mundur kandidimin në 2020-ën. Është një pozicion që kërkon punë, punë, punë për vite me rradhë dhe më shumë eksperiencë”, – ka thënë së fundmi Dëayne në një intervistë për Vanity Fair.

Të paktën t’i mbajmë shpresat te Oprah Winfrey… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje