Blitz

 Breaking News

Premtimi i “Këngës Magjike” mbahet, Ardit Gjebrea nis proçedurat për ndërtimin e dy shtëpive në Thumanë

Premtimi i “Këngës Magjike” mbahet, Ardit Gjebrea nis proçedurat për ndërtimin e dy shtëpive në Thumanë
January 17
09:51 2020

Kënga Magjike e këtij viti, përveç faktit që ishte në qendër të vëmendjes të publikut sigurisht për zgjedhjen e fitueses dhe votimit, nëse keni harruar, kishte një mision fisnik. Nën moton “Këndoj për të ndërtuar”, të gjitha të ardhruat e festivalit do të shkonin për ndërtimin e dy shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti 26 nëntorit, madje mund të themi që kjo nisëm ishte një nga arsyet kryesore që Ardit Gjebrea dhe organizatorët e tjerë vendosën ta zhvillonin në datat që ishin caktuar paraprakisht.

Pak më muaj më pas, vetë Gjebrea ka bërë me dije me anë të një postimi në Instagram, se premtimi i dhënë do të mbahet, e gjithçka për ndërtimin e shtëpive po bëhet konform rregullave.

Artisti thotë në postimin e tij se ndërtimet do të bëhen me dokumenta të rregullta, madje po pret dhe rradhën për të hyrë në listën e komisionit të verifikime, pa përfitur nga fakti që është person publik, duke mos i nxituar kështu proçedurat. Projektet janë gati për shtëpitë që janë të pabanueshme, pritet leja nga Bashkia dhe brenda 4 muajve do të përfundojnë.

 

View this post on Instagram

 

Kjo foto e bërë dje, është në bashkinë e Krujës, për të vijuar punën për 2 shtëpitë që do ndërtojmë në Thumanë. Nuk dua të ndërtoj shtëpi “partizançe”, por gjithçka me dokumenta të rregullta. Dhe as nuk dua të përfitoj sepse jam njeri publik dhe futem pa rradhë. Po të tjerët???!!! Pallatet kanë patur preçedencë! Por tashmë komisioni i verifikimeve brenda javës së ardhëshme (që na vjen rradha) do japë OK që shtëpitë që kam marrë përsipër janë të pabanueshme dhe më pas do prishen. Ndërkohë projektet janë gati për të dy shtëpitë dhe pasi të merret leja nga Bashkia (më premtuan shumë shpejt) do fillojë ndërtimi i dy shtëpive të cilat siç kam premtuar, brenda 4 muajve do të përfundojnë.

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on Jan 16, 2020 at 11:39am PST

Një premtim tjetër ky që me shumë gjasë Arditi dhe bashkëpunëtorët e tij do ta mbajnë. Dhe ta mendosh që kishte dhe nga ata që e vunë në dyshim nismën e Këngës Magjike.

/Blitz.al/

Share