Blitz

 Breaking News

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!” Rita Ora ka dy fjalë për rindërtimin e shtëpive pas tërmetit

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!” Rita Ora ka dy fjalë për rindërtimin e shtëpive pas tërmetit
January 17
14:11 2020

Rita Ora ishte një ndër personazhet që pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona dhe u shembën me qindra shtëpi, u mobilizua për t’u ardhur shqiptarëve në ndihmë.

6 anëtarët e familjes Sala u futën dje në shtëpinë e tyre e re të rindërtuar nga këngëtarja e njohur Rita Ora.

Rita zgjodhi familjen Sala duke ju ndërtuar një shtëpi nga e para, e në kohë rekord shtëpia ka përfunduar.

“Shtëpitë që ndërtova me skuadrën po vijnë më në fund në jetë! Faleminderit të gjithëve atyre që ndihmuan për ta bërë këtë realitet”- shkruan këngëtarja e njohur shqiptare duke shtuar hashtagun #ambasadoreekosoves.

Një e nga një shtëpitë e rrënuara po rindërtohen. E folur së fundmi ishte dhe rasti i dy shtëpive në Thumanë që do të rindërtohen nga lekët e grumbulluar nga biletat e Kënga Magjike në nismën “Këndo për të ndërtuar”. /Blitz.al/

 

Share