Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Preken yjet amerikanë pas fjalimit të Selena Gomez: “Kam qenë e dërrmuar emocionalisht!”

Preken yjet amerikanë pas fjalimit të Selena Gomez: “Kam qenë e dërrmuar emocionalisht!”
November 21
09:36 2016

Selena Gomez ka folur me zemër në dorë gjatë “American Music Awards” të dielën në mbrëmje. Ndërkohë që këngëtarja ka marrë çmimin si artistja më e mirë pop/rock, ajo ka rrëfyer se ka qenë në një fazë shumë të keqe të jetës së saj.

“Mendoj se të gjithë ju dini shumë për jetën time, thuajse çdo gjë edhe nëse kjo më pëlqen apo jo. Por nuk e di nëse e keni kuptuar se kam qenë e dërrmuar emocionalisht. Gjithsesi, çdo gjë ka kaluar dhe unë do mundohem që të jem sa më parë jush dhe të mos ju zhgënjej”, – ka thënë Gomez.

Ndërkohë që ajo fliste, disa prej yjeve të pranishme, si Lady Gaga apo Ariana Grande, janë prekur dhe kanë nisur të lotojnë. Gjithashtu, mikja më e ngushtë e Selenës, Taylor Swift, e cila e ka ndjekur nëpërmjet ekranit të televizorit ka postuar një video duke mbështetur mikeshën e saj.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje