Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prej 2 ditësh DJ Blunt po e shan në rrjete sociale. Ledri Vulës, shkurt e shqip: Nuk ia ndjen fare!

Prej 2 ditësh DJ Blunt po e shan në rrjete sociale. Ledri Vulës, shkurt e shqip: Nuk ia ndjen fare!
February 23
18:09 2018

Prej dy ditësh portalet janë duke shkruar për sherrin që po zhvillohet në rrjete sociale mes Dj Blunt dhe Real One e Ledri Vulës dhe Gjikos.

Dj Blunt dhe Real One kanë publikuar një sërë videosh në Instastory në të cilat shpreheshim me fjalë ofenduese ndaj dy reperave.

“’Je një ku*vë false!’- është shprehur Blunt.  Ai e ka quajtur mosmirënjohës fillimisht Ledri duke u shprehur se në momentin që ai u shkëput nga Babastars mbështetjen e gjeti pikërisht tek Blunt dhe Real të cilët lanë në mes projektin “Nëse m’don ti” mbi të cilin ishin duke punuar në mënyrë që ta bënin bashkëpunimin me Ledrin.

Me fjalët tejet ofenduese a i ëshë drejtuar edhe Gjikos i cili në një farë mënyre i është kundërpërgjigjur.

Në disa video të cilat janë postuar nga Faton Shoshi menaxheri i Vulës dukej Gjiko i cili me një papuçe “Gucci” ishte drejtuar tek shtëpia e Blunt. Nga sa kuptohej nga videoja Gjiko nuk e gjeti aty por e telefonoi Bluntin edhe pse ai s’u përgjigj.

Sherri ka vijuar edhe në ditën në vazhdim me po të njëjtat tonalitete. I vetmi që është sulmuar por deri tani nuk është prononcuar ka qenë Ledri.

Edhe pse fillimisht Blunt e nisi gjithçka mbi mosmirënjohjen (sipas tij) e Ledrit, ky i fundit ka zgjedhur të përgjigjet në këtë mënyrë; me indiferencën totale.

Ndryshe nga Gjiko, i cili edhe pse me shaka u bë pjesë e debatit në rrjete sociale, Ledri ka vijuar të shohë punën e tij. Nëse kontrollon llogaritë sociale të reperit në dy ditët e fundit sheh se ai është duke shijuar këto ditë të shkurtit duke surprizuar fansat e tij dhe duke bërë qejf në dëborë.

Pak orë më parë Ledri ka  qenë i ftuar në ditëlindjen e një vogëlusheje të quajtur Hana.

“Bëjini fëmijët të lumtur “,- shkruan reperi bashkangjitur një fotoja shkëputur nga ditëlindja.

Fill pas ditëlindjes Ledrin e sheh duke bërë ski, duke u fotografuar në dëborë shumë larg nga sharjet e kundërpërgjigjet që kanë lidhje me Dj Blunt dhe Real One.  Shkurt e shqip; Nuk ia ndjen fare!/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje