Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Preç Zogaj tregon çudinë: Një piktore e njohur i tha bashkëshortit se Preçi poezitë mi ka kushtuar mua

Preç Zogaj tregon çudinë: Një piktore e njohur i tha bashkëshortit se Preçi poezitë mi ka kushtuar mua
December 03
22:30 2017

Këtë të shtunë i ftuar në emision “Thumb” të dy moderatoreve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka qenë Preç Zogaj. Të gjithë e njohim si gazetar, opinionist e poet i cili i ka dedikuar së fundmi vargje dashurisë, në një vëllim poetik të titulluar “In Love”.

Në një rrëfim në studio Preçi ka rrëfyer se në poezitë e tij lexuesit gjejnë shpeshherë veten dhe për të nuk ka konkretisht një muzë frymëzimi. Ai ka treguar një situatë prej së cilës e ka ndjerë veten shumë të vlerësuar edhe pse mund të tingëllojë paksa e “sikletshme”.

“Komplimenti më i madh që më është bërë në karrierën time si poet? Një piktore e madhe i kishte thënë bashkëshortit të saj që këto poezi Preçi mi ka kushtuar mua, e kishte për poezitë e mia. Në fakt unë s’ia kisha dedikuar asaj as bëhej fjalë por mu bë qejfi që ajo gjente veten.”,- shprehet poeti./Blitz.al/

Komento
Shperndaje