Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prapaskenat e fotove të Marina Vjollcës

August 26
17:48 2016

 

Marina Vjollca është një nga personazhet e famshëm shqiptar që na përditëson vazhdimisht me foto nga pushimet e saj apo nga veprimtari të ndryshme. Edhe pse fotot duken sikur janë realizuar nga një aparat profesional, e vërteta është krejt ndryshe.

Dhe këtë gjë e mësuam nga partneri i Marinës, Getoari.

Prezantuesja e Proçesit Sportiv në Top Channel postoi pak minuta më parë një foto, ku shfaqej në makinë e veshur sport me një bluzë të bardhë e kapele të kuqe ku dukej mjaft tërheqëse. Teksa Marina përpiqej të gjente pozën e duhur, Getoari nga ana tjetër shkrepte foto “pas kuintave” të asaj që ndjekësit e Marinës shohin në instagramin e saj.

Prapaskenat e fotos së Marinës na kujtojnë fotot e Pique-s, të cilat i shkrepte teksa Shakira tentonte të gjente pozën e duhur për një foto në Instagram.

E gjitha kjo është pjesë e “ngacmimeve” që çifti i bën njëri tjetrit, gjë që i bën ata akoma më të dashur për publikun. /Blitz.al/

 

 

 

Shperndaje