Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pra, përfundoi edhe epoka e “Despacito”-s?

Pra, përfundoi edhe epoka e “Despacito”-s?
August 24
09:05 2017

Nëse dikur kishim “Napolonin”, “Të ka lali shpirt”, “Bow Down” apo ndonjë këngë romantike që na shoqëronte edhe në dasma, tani jo, kemi “Despacito”-n, e cila është shndërruar në këngën më të dëgjuar të vitit, dekadës… dhe me gjasa edhe e shekullit.

Të themi të drejtën i kemi harruar javët që “Despacito” i Luis Fonsit dhe Daddy Yankee-s kryesonte listën e “Billboard Hot 100”, duke rrezikuar edhe rekordin e Mariah Carey-t. Konkretisht, “Despacito” ka qëndruar në vendin e parë për plot 15 javë, kurse “One Sweet Day” ka qëndruar për plot 16 javë. Pra, këngës latine i duhen edhe 2 javë për të thyer rekordin e këngëtares amerikane.

Ndërkohë, Taylor Swift pritet të publikojë mesnatën e sotme këngën e saj të albumit që do të publikohet më 10 nëntor. Duke marrë parasysh faktin që Swift përkrah Adele dhe Beyonce janë të vetmet artiste femra që ia kanë dalë të mos dështojnë në shitje sikundër Lady Gaga, Katy Perry e të tjera, pritet që kjo këngë të debutojë në “Billboard Hot 100” në javën e 16 shtatorit në vend të parë.

Kujtojmë se në dy albumet e fundit, single-at përgjegjës, “Shake It Off” (1989) dhe “We Are Never Ever Getting Back Together” (Red) u vendosën në vend të parë që në javën e parë të publikimit.

E nëse historia vendos të përsëritet, epokës së “Despacito”-s në klasifikime i erdhi fundi! /Blitz.al/

Share