Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Poston foto nga fëmijëria, Fjolla Morina ka një mesazh për veten: “Po lë pas një vit me dështime e sfida!”

Poston foto nga fëmijëria, Fjolla Morina ka një mesazh për veten: “Po lë pas një vit me dështime e sfida!”
April 15
11:48 2019

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina feston sot ditën e saj të lindjes. Natyrshëm jemi mësuar të shohim në rrjetet sociale urime nga të afërm por këtë vit Fjolla ka vendosur t’ja bëjë vetë vetes urimin e parë.

Ajo ka publikuar një foto nga fëmijëria e saj në rrjetet sociale dhe ka shkruajtur disa fjalë.

“Po hap edhe një vit tjetër në jetën time. E bekuar por mbi të gjitha me kokën lart sepse po lë pas një vit ku nuk kanë munguar momente të lumtura,të hidhëruara,gëzime,dështime e sfida.
Por të gjitha këto më kanë bërë atë që unë jam sot, një femër e fortë dhe me karakter. Shumë mirënjohëse për të gjithë ato njerëz që më kanë qëndruar pranë në ditë të mira dhe ato të këqija. Sot dua të falenderoj Zotin që më dha një vit tjetër në jetën time. Gëzuar ditëlindjen për mua”.- ka shkruajtur Fjolla përbri këtij postimi.

Pavarësisht vështirësive që mund të ketë kaluar, këngëtarja shpeshherë është përpjekur të tregojë se arrin t’ja dalë me apo pa ndihmën e të tjerëve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje