Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Postoi foton e djalit në internet, pendohet aktorja e njohur

April 05
17:33 2017

 

Prindërimi është gjëja më e vështirë (dhe më e bukur) në botë dhe kjo s’ka pikë dyshimi. Shpeshherë gjërat nuk mësohen nga librat apo eksperiencat e të tjerëve, por duke i kaluar vetë ato. Dhe për këtë mund të pyesni Anne Hathaway.

Aktorja e njohur dhe fituesja e çmimit “Oscar” postoi muajin e kaluar një foto të djalit të saj Jonathan në Instagram. Vogëlushi shfaqet me një palë pizhame me figura luanësh teksa sheh të ëmën në laptop. Pavarësisht se Jonathan shfaqet me kurriz, Hathaway shprehet se pendohet shumë për këtë postim.

“Nuk kisha postuar kurrë një foto të tim biri, prandaj vendosa që të postoj foton në fjalë”, – tregon 34-vjeçarja për “Jezebel”. “Ndihem sikur kam thyer një lloj vule në derën që më ndan mua nga njerëzit e tjerë. Paçka se nuk kam bërë asgjë të keqe, përsëri jam e mendimit që nuk duhej ta kisha bërë kurrë atë gjë. Mendoj sikur i kam shkëputur vetes diçka”.

Kjo nuk është hera e parë që Anne shprehet kaq e sinqertë për mëmësinë. Mesa duket, deri sa Jonathan të rritet do të kemi shumë lajme nga aktorja e njohur. /Blitz.al/

Shperndaje