Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Postoi foto me bikini, komentuesit “kryqëzojnë” këngëtaren e famshme: “Hiq ca kilogramë! Je bërë si fuçi!”

Postoi foto me bikini, komentuesit “kryqëzojnë” këngëtaren e famshme: “Hiq ca kilogramë! Je bërë si fuçi!”
March 21
00:49 2018

Sado që të gjithë përpiqemi të shmangim bullizmin apo “kryqëzimin” e dikujt për shkak të aparencës apo fizikut, sërish do të ketë komente të tilla.

E fundit që është vënë në qendër të këtij fenomeni është këngëtarja e njohur, Selena Gomez.
Selena po pushonte në jahtin e saj pas bashkimit, ndarjes, ribashkimit dhe tashmë ndarjes nga Justin Bieber, ku postoi një foto me bikini.

Ama, kilogramët e tepërt të Gomez duke se nuk u kanë pëlqyer shumë komentuesve, të cilët kanë filluar ta tallin deri aty sa ta krahasojnë me një fuçi.

Por Selena nuk ka qëndruar duarkryq, po shpërndarë një video në Instagram ku u përgjigjët në mënyrën më të mirë të mundshme këtyre komentuesve.

“Miti i bukurisë – një fiksim pas të bukurës fizike që fut në kurth gruan moderne në një cikël të pashpresë urrejtjeje ndaj vetes teksa përpiqet të arrijë përkufizimin e pamundur të shoqërisë ndaj bukurisë”, – shkruan këngëtarja.

“Unë zgjedh të kujdesem për veten sepse kështu dua unë, jo sepse duan të tjerët. Unë lundroj e lirë!”. – përfundon Selena.

Tani, ka dikush diçka për të thënë?! /Blitz.al/

Shperndaje