Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Portokalli” mbylli sezonin, por këtë dyshe të suksesshme nuk do ta shohim më në shtator?!

May 29
15:49 2017

 

Mbrëmjen e kaluar, spektakli i humorit “Portokalli” mbylli një prej sezoneve më të suksesshme të tij.

Por Blitz.al ka mësuar se sezoni i ri që pritet të nisë në shtator do të ketë ndryshime në kast.

Burime pranë “Top Channel” bëjnë të ditur për Blitz.al se dy nga aktorët më të njohur të këtij show humoristik nuk do të jenë më pjesë e kastit të “Portokalli”-së. Ata janë dyshja e suksesshme, Erion Isai dhe Besart Kallaku, të cilët janë shtyllat kryesore të spektaklit.

Arsyet për largimin e dy aktorëve nuk janë bërë ende të ditura, por duke marrë parasysh faktin që Besi është pjesë e spektaklit italian “Zeling” dhe Erioni i është përkushtuar teatrit, mendohet se këto mund të jenë shkaqet që kanë çuar në këtë vendim, bëjnë të ditur burimet për Blitz.al.

Ama, arsyet e vërteta do të mund t’i mësojmë në ditët e vijim ose kur vetë aktorët të vendosin të flasin për mediat.

Prej vitesh, Kallaku dhe Isaj sollën për publikun shqiptar një sërë rolesh për t’u mbajtur mend, si Gjini, RTV Erseka dhe së fundmi InstaGirls. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje