Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Portali i kërkon ndjesë, Kim Kardashian tërheq padinë pasi e akuzuan se kishte trilluar grabitjen në Paris

Portali i kërkon ndjesë, Kim Kardashian tërheq padinë pasi e akuzuan se kishte trilluar grabitjen në Paris
October 25
12:44 2016

Kim Kardashian ka vendosur të heqë dorë ndaj padisë së ngritur kundër portalit MediaTakeOut, që pretendoi se Kim e kishte organizuar grabitjen e banesës në Paris. Portali ka publikuar tre artikuj në të cilët pretendonte se  ylli i reality show dhe mamaja e saj, Kris Jenner, e kishin ideuar grabitjen e Parisit dhe se Kim kishte mashtruar kur kishte thënë se i ishin vjedhur rreth 6.7 milionë dollarë bizhuteri.

Tashmë ky portal ka vendosur t’i fshijë shkrimet dhe të shkruajë një artikull ku kërkon falje.

Tërheqja e portalit nis me fjalinë: “Kim Kardashian në fakt është grabitur në Paris!” Ata janë shprehur se nuk kishin tendencë për të lënduar apo dëmtuar askënd dhe u vjen keq për gjithçka ka ndodhur.

“Sinqerisht i kërkojmë ndjesë znj. Kardashian West dhe familjes së saj për artikujt e rremë. Na vjen mirë që kjo situatë është zgjidhur me dakordësinë e të dyja palëve”,- shkruan portali.

Kim ende është duke marrë veten nga ngjarja  që ndodhi në Paris para disa javësh, ku disa persona të armatosur  dhe të maskuar me uniforma të policisë e kanë grabitur./Blitz.al/

Komento
Shperndaje