Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Portali gjerman “Spiegel” shkruan për shqiptarin që parashikoi fitoren e Donald Trump

Portali gjerman “Spiegel” shkruan për shqiptarin që parashikoi fitoren e Donald Trump
November 09
11:40 2016

Të gjitha mediat dhe portalet janë mbushur me lajme për fitoren e Donald Trump përballë  Hillary Clinton. Duke qenë se shumica e njerëzve mendonin se kjo e fundit do të fitonte garën presidenciale, tani po dalin në pah ata pak persona që janë shprehur publikisht pro Donald Trump.

Portali gjerman “Spiegel” ka shkruar pak javë më parë për taksistin e njohur të qytetit të Tiranës, i cili e kishte mbushur taksinë me banerat e Donald Trump duke thënë gjithashtu se ai do të fitojë me 60% të votave.

E teksa shumica mund të kenë qeshur me këtë veprim të taksistit, në fakt ai e ka gjetur rezultatin. Portali gjerman shkruan se taksisti e bëri këtë gjest pasi kryeministri Edi Rama kishte folur kundër kandidaturës së Donald Trump.

Juli, taksisti në Tiranë, nuk është i panjohur për publikun, sepse më herët taksia e tij kishte fotografitë e Kim Kardashian si dhe ka qenë një nga simpatizantët më të njohur të moderatores Marina Vjollca. Juli gjithashtu bëri tatuazh fytyrën e ish-kryeministrit Berisha në trup dhe fotoja e tij u bë virale në internet. Tashmë mund ta cilësojmë edhe si parashikuesin e zgjedhjeve në SHBA.

Uljan Kolgjegja, 37, an Albanian taxi driver, keeps an Ipad with a picture of U.S. Republican candidate Donald Trump in his car in the Albanian capital, Tirana, Monday, Sept. 26, 2016. Uljan Kolgjegja said Monday he was prompted to decorate his taxi with pictures of the Republican candidate after Albania’s Prime Minister Edi Rama said Trump could be "a real threat to Albanian-American ties." The move has attracted attention in the capital Tirana and Kolgjegja says he is earning more money than ever before in his 13 years as a taxi driver. (AP Photo/Hektor Pustina)

Uljan Kolgjegja, 37, an Albanian taxi driver, points to a picture of U.S. Republican candidate Donald Trump in his car in the Albanian capital, Tirana, Monday, Sept. 26, 2016. Kolgjegja said Monday he was prompted to decorate his taxi with pictures of the Republican candidate after Albania’s Prime Minister Edi Rama said Trump could be "a real threat to Albanian-American ties." The move has attracted attention in the capital Tirana and Kolgjegja says he is earning more money than ever before in his 13 years as a taxi driver. (AP Photo/Hektor Pustina)

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje