Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Poni: Ja pse nuk i rezistova dot Instagram-it…

Poni: Ja pse nuk i rezistova dot Instagram-it…
October 21
15:39 2016

Llogarisë në Instagram duket se nuk i ka rezistuar edhe këngëtarja e muzikës folk, Poni. Ajo nuk është një përdoruese e rregullt e rrjeteve sociale, por nuk ka ngurruar të ketë së fundmi edhe një llogari në këtë rrjet social.

“Pyetjet ishin të panumërta se pse nuk kisha Instagram, sidomos nga miqtë dhe adhuruesit. Kështu që ndjeva se kishte ardhur momenti të ndaja diçka nga e përditshmja ime me ju, që ju detyrohem aq shumë! Falë jush unë jam kjo që jam. Me shumë dashuri, Poni”- shkruan këngëtarja.

Ajo ka postuar vazhdimisht foto e video nga karriera dhe përditshmëria e saj dhe ndonëse i është bashkuar rishtazi këtij rrjeti social ka më shumë se 2000 ndjekës.

Komento
Etiketimet
Shperndaje