Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Politikani vendos 1 milion paund për kokën e aktores së famshme!

November 22
19:25 2017

Aktorja e njohur indiane, Deepika Padukone dhe regjizorit te filmit “Padmavati” do t’i duhet të qëndrojë larg publikut për një kohë të gjatë sepse plot 1 milion paund janë vënë për kokën e të dyve.

Politikanë i partisë Bharatiya Janata ka vënë këtë shumë të majme për këdo që arrin të vrasë dy emrat e njohur të kinematografisë Bollywood-iane.

“Ne do të shpërblejmë këdo që na sjell kokën e aktores dhe regjizorit, e përveç kësaj do të kujdesemi për nevojat e familjarëve të tyre”, – thuhet në një deklaratë të Suraj Pal Amu.

Amu është pjesë e partisë qeverisëse në Indi, në BJP, por kjo e fundit e ka distancuar formacionin politik nga kjo deklarata, ama publikimi i filmit është shtyrë përkohësisht

Kërcënimet e Amu nuk kanë përfunduar me kaq, pasi pak më vonë, ai është shprehur se do të djegë të gjithë kinematë dhe vendet ku do të shfaqet filmi historiko-kulturor. Në këtë film, një mbretëreshë hindu bie në dashuri me një mbret musliman dhe kjo ka irrituar pa masë grupe të ndryshme hindu.

Nga këto kërcënime, aktorja e njohur, Depika ka anulluar edhe samitin ndërkombëtar të liderëve botërorë që do të mbahej në qytetin jugor të Hyderabad. /Blitz.al/

Shperndaje