Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Policit të Portokallisë” i vjen një mesazh i veçantë

April 07
08:36 2016

Sot është një ditë e veçantë për aktorin e Portokallisë, Florian Binaj. Artisti multidimensional  feston sot vitin e dymbëdhjetë të njohjes me shoqen e tij të jetës, Sadina Binaj. Ajo i ka dedikuar një mesazh urimi Florit në llogarinë e saj në Instagram , duke e quajtur fillimisht shokun e saj më të mirë, bashkëshort e bashkëudhëtarin e jetës. Çifti ka sjell në jetë para një viti e gjysmë vajzën e tyre të parë, Krena. Flori ka disa vite i fejuar me Sadinën të cilën e ka njohur në Liceun artistik. Sot ata kurorëzojnë 12 vite të dashurisë dhe duket se shumë të tjera i presin.

“Sot 12 vite të bukura përkrah teje, u rritëm bashkë, u plakshim bashkë!!! Shoku im më i mirë, bashkëshorti im, bashkudhëtari i jetës” ka shkruar Sadina ndërkohë që “polici i Portokallisë” ka shpërndarë foton nën komentin “Zemra ime”. Aktori kohët e fundit ka hapur dyert e ekspozitës së tij të parë, ku tregoi një tjetër talent, atë të pikturës.

Etiketimet
Shperndaje