Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia ngre dyshime, zbardhet telefonata e shokut të Mac Miller para se ai të humbte jetën: “Ju lutem nxitoni…”

Policia ngre dyshime, zbardhet telefonata e shokut të Mac Miller para se ai të humbte jetën: “Ju lutem nxitoni…”
September 14
14:17 2018

Rreth një javë më parë, reperi i njohur dhe ish i dashuri i Arianna Grandes, Mac Miller u nda nga jeta për arsye të një mbidoze të lëndëve narkotike.

Pas humbjes së tij, një mik i Miller kishtë thënë se nuk ishte pranë tij në momentet e fundit, por se kishte folur me të në telefon një ditë para ngjarjes.

Së fundmi është zbuluar një telefonatë që i është bërë policisë, natën që reperi ndërroi jetë. Në telefon ka qenë pikërisht miku i tij teksa u lutej shërbimeve të emergjencës të shkonin në shtëpinë e Miller në Los Angeles. Në këtë mënyrë deklarata e tij u hodh poshtë dhe dyshohet se ata kanë qenë bashkë në momentet e fundit të jetës.

Policia ka thënë se Miller ka ndërruar jetë para se të vinin shërbimet e emergjencës dhe është gjetur “vetëm pak” kokainë, gjë që i ka bërë ata të mendojnë se shtëpia është pastruar paraprakisht. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje