Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia: Kim Kardashian u grabit sepse poston foto me aksesorë të shtrenjtë në rrjete sociale

Policia: Kim Kardashian u grabit sepse poston foto me aksesorë të shtrenjtë në rrjete sociale
October 04
14:08 2016

Hajdutët që kanë grabitur Kim Kardashian ditën e djeshme kanë pasur nën shënjestër pasuritë e saj, bizhuteritë dhe aksesorët e shtrenjtë që ajo i reklamon shpesh në rrjete sociale.  Këtë e ka thënë policia e cila tashmë po heton ngjarjen e ndodhur dje në Paris. Ylli i “reality show” ka qenë në Paris për javën e modës dhe është grabitur nga disa persona të armatosur dhe të maskuar me uniformat e policisë në hotelin në të cilin po qëndronte. Detaje tronditëse treguan se Kim ishte frikësuar pasi mendonte se ata mund të tentonin ta përdhunonin. Një mik, Simone Harouche, u mbyll në tualet dhe thirri policinë. Kardashian ka bërtitur për ndihmë dhe është lutur për fëmijët e saj ndërkohë që ka qenë e lidhur nga duart dhe këmbët.

Policia e kryeqytetit francez e ka quajtur situatën e krijuar si “të rrallë” dhe tronditëse dhe është shprehur se hajdutët e kanë etiketuar Kardashian pikërisht për pasuritë e saj dhe aksesorët e shtrenjtë të cilët ajo i poston në rrjete sociale. Ditët e fundit Kim ka postuar një foto ku mbante një unazë diamanti shumë të shtrenjtë, të cilën ia kishte dhuruar bashkëshorti. Dy zyrtarë të policisë thanë për “Associated Press” se grabitësit e kishin lidhur Kardashian në tualet para se të largoheshin./Blitz.al/

💙

A photo posted by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Komento
Shperndaje