Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policia gjen një prej stolive të vjedhura të Kim Kardashian

Policia gjen një prej stolive të vjedhura të Kim Kardashian
October 11
12:18 2016

Grabitësve që kanë vjedhur bizhuteritë e Kim Kardashian në Paris u ka rënë rrugës një prej bizhuterive të Kim, që është kryqi me diamant, me vlerë prej 33.000$.

Kryqi është gjetur nga një këmbësor në rrugë, shumë pak larg hotelit, por thuhet se grabitësit mund ta kenë hedhur qëllimisht atë ose u ka rënë prej nxitimit.

Gjithsesi, policët kanë shpresë se mund të identifikojnë grabitësit nëpërmjet pjesës së diamantit.

Pas grabitjes, nëna e Kim, Kris Jenner, ka thyer heshtjen nëpërmjet një postimi në Instagram. Ajo ka postuar një foto ku shkruhet: “Çdo mëngjes është një kujtesë se sa të bekuar jemi. Sot unë jam mirënjohëse për familjen time, të cilën e dua më shumë se sa mund ta përshkruaj me fjalë. Jepni bekimet tuaja, tregohuni mirënjohës gjithmonë dhe shpenzoni çdo moment me njerëzit tuaj të dashur”./Blitz.al/

 

 

Shperndaje